TIRANË, 25 prill/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit ka nisur edhe në Memaliaj ku kanë përfunduar 5 qendrat e para, nga 27 në total.
Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton që, Partia Socialiste ka marrë 609 apo 58.1% të votave. Partia Demokratike (Aleanca për Ndryshim) 287 vota ose 26.53% të votave, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 141 apo 13,1% të votave. /j.p/





















