Ballina Flash

Shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE: Votimi elektronik progres

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Reinhold Lopatka, Shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE tha se sistemi elektronik i cili aplikohet në këtë proces zgjedhor, përbën një proges.

“Mendoj se duhet te shohim dy momente progresi në sistemin tuaj të votimit, i pari ka të bëjë me sistemin biometrik që po përdoret në të gjitha qendrat e votimit. Dhe gjithashtu sistemi elektronik i votimit. Ne e shohim këtë si progres. Është diçka e re. Shpresoj që të moshuarit do të dijnë ta përdorin këtë sistem të ri. Këtu ka njerëz që do t’i instruktojnë ata dhe unë kam besim se funksionon”, tha Lopatka gjatë një interviste televizive.

“Për të folur mbi problemet duhet të shohësh procesin para zgjedhjeve, procesin në ditën e zgjedhjeve dhe procesin pas zgjedhjeve. Këtu nuk po shikoj ndonjë problem te madh. Mendoj se ajo që ka ndodhur përpara zgjedhjeve sic janë incidentet apo gjuha e urrejtjes si dhe akuzat e bëra, Këto shikoj si probleme më shumë se në ditën e zgjedhjeve.” -u shpreh Lopatka.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSoreca në Elbasan: Shumë zgjedhës kanë votuar, sistemi i ri po funksionon
Artikulli tjetërNgadalësoni plakjen me 25 minuta sport në ditë