NJU JORK, 23 prill /ATSH-ANSA/ – Meghan Markle ka telefonuar mbretëreshën Elizabeth para ceremonisë mortore të princit Philip, sipas disa medias amerikane.
Dukesha e Sussex-it nuk e ka shoqëruar bashkëshortin e saj, princin Harry, sepse mjekët nuk e kishin rekomanduar të udhëtonte për shkak të shtatëzënisë.
Meghan e ka ndekur ceremoninë në televizion. Megjithatë ajo ka folur me Harryn dhe mbretëreshën.
Sipas “People”, që ka cituar një burim, rikthimi i Harryt në Britaninë e Madhe ka qenë i vështirë sepse nuk dëshironte të linte vetëm Meghan dhe të voglin Archie.
Princi është rikthyer tashmë në SHBA dhe një ditë para 95-vjetorit të mbretëreshës./ /ec/























