AMSTERDAM, 15 prill /ATSH-DPA/ – Fabrika e birrës holandeze ”Heineken” deklaroi se synon t’i çojë në zero emetimet e karbonit në vendet e saj të prodhimit deri në vitin 2030 në mënyrë që të arrijë objektivin për uljen prej 1,5 gradë Celsius të temperaturës së planetit, e vendosur nga Marrëveshja e Parisit.
Kompania do të zvogëlojë më tej emetimet e saj përmes eficiencës së energjisë dhe do të përshpejtojë kalimin në energjinë e rinovueshme.
Në bashkëpunim të ngushtë me furnitorët, gjithashtu deri në vitin 2030, kompania synon të ulë emetimet me 30% përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës nga baza e vitit 2018.
Kompania vuri në dukje se do të punojë ngushtë me furnitorët dhe partnerët e saj për të arritur qëllimin e saj ambicioz për një zinxhir vlerash me emisione zero deri në vitin 2030. /os/























