Ballina Flash

Trashëgimtari i ”Defender”-it 4×4 quhet Munro Mark1

LONDËR, 7 prill /ATSH-ANSA/ – Munro Mark1 është emri i ri ”Defender” 4×4 i stilit të vjetër që start-up-i skocez ”All Terrain All Electric (Atae)” e prezantoi duke treguar interpretimet e para digjitale.

Ideja, e miliarderit Jim Ratcliff, është të plotësojë boshllëkun e lënë nga dalja e prodhimit të ”Land Rover Defender” të mëparshëm, mbi të gjitha për të përmbushur kërkesat e përdoruesve të interesuar vetëm në automjetet ”spartane”, të thjeshta për t’u menaxhuar dhe lehtësi edhe në kushtet më të vështira.

Dallimi më i rëndësishëm është lloji i shtytjes: 4×4 i kërkuar nga Ratcliffe mundësohet nga një turbodiesel me 4 cilindra i furnizuar nga BMW, ndërsa Munro Mark1 është një automjet tërësisht elektrik, me një paketë bateri 52 kwh dhe motor magnet të përhershëm AC me 212 kf dhe 350 Nm i cili, në kushte normale të ngarjes, siguron një diapazon maksimal prej 240 km/h./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakResulaj me banorë të lagjes “Pavarësia”: Mandati i tretë për projektet që nuk duhet të ndërpriten
Artikulli tjetërKosovë/ 757 pacientë me Covid-19 të shtruar në spitale, shumica në oksigjeno-terapi