Sjellja e keqe të heq edhe… titullin e nderit!

LONDËR, 6 prill /ATSH-ANSA/ – Një totali prej 70 personash u janë hequr titujt e nderit të dhënë nga Mbretëresha britanike Elizabeth II për shkak të sjelljes së keqe ose pas dënimeve me burg, sipas një raporti të botuar sot.

“Vitin e kaluar, nëntë personave iu hoqën titujt, duke e çuar numrin e tyre në gjithsej 70”, shkroi “The Times” në statistikat e saj.

Një nga personat që humbën titujt e tyre vitin e kaluar ishte prodhuesi i filmit Harvey Ëeinstein, i cili u dënua për përdhunim dhe ngacmim seksual në shkurt 2020 dhe u dënua me 23 vite burg në Nju Jork.

Ëeinstein-it iu dha në 2004 një CBE nderi për kontributin e tij në industrinë britanike të filmit.

Ndër personat e tjerë, të cilëve u janë hequr titujt, janë edhe diktatorët Robert Mugabe dhe Nicolae Ceausescu.

Edhe pse është mbretëresha ajo që i akordon titujt, përfituesit e tyre emërohen nga organizata ose anëtarë të publikut.

Emrat e tyre më pas i paraqiten Zyrës së Kabinetit.

Një komitet i pavarur pastaj konsideron kandidimet dhe kryen kontrolle mbi individët përpara se lista përfundimtare t’i jepet kryeministrit dhe mbretëreshës, të cilët miratojnë listën.

Titujt jepen për të shpërblyer arritjet personale të individëve, në shërbim të Britanisë së Madhe ose territoreve të saj jashtë shtetit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.