Ballina Flash

Apple Watch diagnostikon dobësinë te pacientët kardiakë

LONDËR, 3 prill /ATSH-ANSA/ – Orët inteligjente mund të përdoren për të diagnostikuar në distancë dobësinë, që përkon me aftësinë e zvogëluar për të ecur, në pacientët me probleme kardiake, duke monitoruar distancën e ecur në gjashtë minuta me një saktësi të barabartë me atë të testeve të kryera në spital, sipas studimit të kryer nga Universiteti i Stanfordit botuar në revistën ”Plos One”.

Studimi monitoroi 110 pacientë në listë për të marrë ndërhyrje vaskulare ose kardiake, të pajisur me një Apple Watch dhe një aplikacion specifik.

Subjektet e studiuara kryen të ashtuquajturin ”test gjashtë minutësh”, i cili konsiston pikërisht në ecjen për këtë periudhë kohe duke matur distancën e kaluar, si në spital ashtu edhe në shtëpi, duke përdorur gjithmonë orën inteligjente.

Studimi zbuloi se Apple Watch ishte në gjendje të diagnostikonte dobësinë, e cila në këtë rast përcaktohet si pamundësia për të udhëtuar të paktën 300 metra.

“Ky studim sugjeron që aftësia e dobët dhe funksionale mund të monitorohen dhe vlerësohet në distancë te pacientët me sëmundje kardiovaskulare, duke lejuar monitorim të sigurt të pacientit me rezolucion të lartë”, shtuan autorët. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksinimi i uniformave blu/ Drejtori i Policisë së Tiranës: Procesi po vijon normalisht, asnjë shqetësim nga efektivët e vaksinuar
Artikulli tjetërGREQI – Mitsotakis: Menaxhimi i pandemisë një maratonë, jo një sprint