Ballina Flash

“Air Force One” do të jetë një avion supersonik

UASHINGTON, 3 prill /ATSH-ANSA/ – Në gjendje të fluturojë mbi 2 200 kilometra në orë, me teknologji dhe projektim futurist, që e bën Concorde-in e vjetër të duket si një model i lashtë, avioni presidencial amerikan “Air Force One” do të shndërrohet në një avion supersonik.

Projektin e “Air Force One” të së ardhmes Forcat Forca Amerikane ia kanë besuar një kompanie kaliforniane start-up, Exosonic.

Avioni do të jetë në gjendje të transportojë deri në 31 pasagjerë.

Ndenjëse lëkure, pajisje prej dru lisi dhe kuarc, suita private për të punuar dhe pushuar rehatshëm, pavarësisht dyfishit të shpejtësisë së Boeing 747, që aktualisht shërbejnë si Air Force One dhe Air Force Two, ky i fundit i caktuar për zëvendëspresidentin.

Megjithatë, Joe Biden dhe Kamala Harris nuk do të jenë kurrë në gjendje ta përdorin këtë xhevahir me të cilin po punon Exosonic, duke qenë se aeroplani i ri nuk do të jetë në gjendje të fluturojë para vitit 2035./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKandidatët për deputetë të PS në Shkodër takim me të rinjtë, Beci: Do nisim investime që nuk janë parë kurrë në Shkodër
Artikulli tjetërNjëra palë ndihmon vaksinimin masiv, pala tjetër fushatë infektimesh/ Epiqendra e punës vaksinimi antikovid