Ballina Flash

Baçi: Do të punojmë për mirëqenien e të gjithë shqiptarëve 

TIRANË, 2  prill /ATSH – I. Vata/ Kandidati për deputet i PD-së për Fierin, Luan Baçi bashkëbisedoi sot me banorët në Portëz.

Në bashkëbisedim me qytetarët Braçi tha se, “në biznesin e Ndriçimit, pavarësisht se punon e gjithë familja, në fund të vitit kur bën bilancin nuk është atje ku duhej të ishte. Kërkon ta ndryshojë, sepse pavarësisht premtimeve që bëri ai që i qan zemra për biznesin, e përfshiu biznesin e vogël në TVSH duke e detyruar të shtojë shpenzimet”.

Luan Baçi vuri në dukje se me ndryshimin në 25 prill do të bashkohen shumë votues të tjerë të zhgënjyer të PS dhe Fieri do të jetë një nga surprizat e mëdha të zgjedhjeve.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Autizmin/ Gjylameti: Thirrje kujtese për integrimin e tyre
Artikulli tjetërKryemadhi në takimin me gratë në Fier: Fitorja e LSI e padiskutueshme