LONDËR, 1 prill /ATSH/ – Mundësia për të qenë në natyrë, megjithëse zvogëlohet shumë nga bllokimi ndaj të cilit jemi të detyruar, frutat dhe perimet e freskëta sezonale në tryezat tona, lulet që çelin, të gjitha janë elementë që kontribuojnë në përmirësimin e humorit tonë, sipas vanityfair.it.
Në fakt, kur ditët fillojnë të shkurtohen, kur bie shi, jep sensacionin e një formë të depresionit sezonal.
Studimet shkencore tregojnë gjithashtu se pranvera ka këtë efekt të dobishëm në trup dhe mendje, sipas një studimi të botuar në 2011 në ”Progress in Neuro-Psychopharmacology and Biological Psychiatry”, i cili zbulon se drita e zgjatur e ditës përmirëson gjendjen shpirtërore te shumë njerëz me mirëqenie dhe energji.
Depresioni sezonal, i cili është më i shpeshtë tek gratë, në fakt shkaktohet nga mungesa e dritës së ditës dhe shkakton çrregullime të ngrënies ose të gjumit.
Këto simptoma përgjithësisht zhduken me mbërritjen e pranverës.
Dopamina, një neurotransmetues i lëshuar nga truri dhe i shoqëruar me vëmendje, motivim, kënaqësi dhe humor të mirë, duket se rritet me rritjen e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit.
Sidoqoftë, ushqimi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm, luleshtrydhet dhe frutat e tjerë të freskët në tryezë, me funksionin e tyre detoksifikues dhe hidratues, janë të dobishëm për përmirësimin e humorit dhe për mirëqenien më të madhe.
Mbi të gjitha, edhe poetët dhe piktorët e të gjitha kohërave gjithmonë e kanë theksuar momentin kur natyra rilind, me bukurinë dhe ngjyrat e saj./ /os/























