Ballina Flash

Edhe në Madeira ikin… dritat!

MADRID, 28 mars /ATSH-DPA/ – Një goditje rrufeje gjatë një stuhie të fortë shkaktoi një ndërprerje të plotë të energjisë në ishullin e njohur turistik portugez, Madeira, njoftoi media lokale.

“Që nga dje në mbrëmje, në orën 20:45, banorët e destinacionit të njohur turistik në Atlantik, rreth 950 kilometra në jug-perëndim të Lisbonës janë në errësirë”, njoftoi agjencia portugeze e lajmeve, Lusa.

Shiu i madh dhe breshëri përmbytën gjithashtu rrugë, garazhe nëntokësore dhe disa ndërtesa banimi.

Asnjë person nuk raportohet të jetë lënduar.

Kreu i qeverisë rajonale, Miguel Albuquerque, u bëri thirrje 250 000 banorëve të ishullit të qëndrojnë në shtëpi për shkak të motit të keq.

Furnizimi me energji elektrike u rikthye sot vetëm kryesisht/ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNuk mund të ndërtojë shtëpi Mediu i kapsollave të Gërdecit dhe fallxhorja e Kombinatit, Monika
Artikulli tjetërFOTOGALERI/ Të moshuarit mbi 70 vjeç marrin vaksinën antikovid në Fier