Ballina Flash

LO 2020 – Nis nga Fukushima stafeta e pishtarit olimpik

TOKIO, 25 mars /ATSH-AA/- Stafeta e pishtarit për Lojërat Olimpike Tokio 2020 filloi sot në prefekturën verilindore të Japonisë, Fukushima.

Ceremonia e hapjes u mbajt në qendrën e trajnimit të futbollit J-Village por pa spektatorë për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Pjesëtarët e ekipit japonez të futbollit për femra, të cilat ishin pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Femra FIFA 2011, ishin bartësit kryesorë të pishtarëve, kurse mbrojtësja japoneze Azusa Iwashimizu mori e para pishtarin.

“Flaka vazhdoi të digjej në heshtje, por me forcë, edhe pse bota u përball me kohë të vështira gjatë vitit të kaluar”, tha shefja e Komitetit organizativ, Seiko Hashimoto.

“Flaka do të nisë një udhëtim 121-ditorë dhe do të sjellë shpresat e popullit japonez dhe dëshirat për paqe nga njerëzit në të gjithë botën”, shtoi ajo.

Pas një udhëtimi katër-mujor në 47 prefektura japoneze, destinacioni përfundimtar i pishtarit do të jetë Stadiumi Olimpik në Tokio më 23 korrik, kur do të mbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSigurohen 1 milion vaksina antikovid/ Rama nga aeroporti i Stambollit: Sot sjellim në Tiranë 192 mijë doza
Artikulli tjetërBeci takim me banorët në Rrethina: PS, ekipi i duhur për t’i dhënë Shkodrës prestigj