Ballina Flash

Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Barcelonë

TIRANË, 22 mars /ATSH – I. Vata/ Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në qendrën stërvitore të klubit “Espanjol” në Barcelonë.

Një pjesë e lojtarëve kanë zhvilluar një seancë stërvitore me intensitet të plotë, ndërkohë që një grup tjetër ka bërë vetëm një seancë të pjesshme shkrythëse.

Më konkretisht, lojtarët Sokol Cikalleshi, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Armando Broja, Erion Hoxhallari, Ylber Ramadani dhe Florian Kamberi janë bashkuar sot me grupin për shkak të impenjimeve me klubet e tyre në fundjavë dhe kanë bërë stërvitje të ndarë nga grupi.

Ndërkaq, zyra e shtypit në FSHF bën me dije se Etrit Berisha, Mario Mitaj dhe Federik Veseli bashkohen me grupin në orët e mbrëmjes së sotme, pasi kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre.

Atmosfera në kampin kuqezi është mjaft pozitive dhe deri tani asnjë nga lojtarët e grumbulluar nuk ka probleme fizike. Para mbërritjes në Barcelonë të gjithë lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve me tampon ku kanë rezultuar negativë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria vend unik i burimeve të larmishme të energjisë/ Kobos: Projekti për Gazin Natyror të Lëngshëm mund të fillojë në 2023
Artikulli tjetërSpiropali: Laknasi kantier ndërtimi, me punë mund t’i kthejmë njerëzve dinjitetin