Ballina Ekonomi

Platforma kombëtare e bankingut/ Ul me rreth 30 % kostot e pagesave me kartë

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Në janar të këtij viti hyri në fuqi ligji i ri “Për shërbimet e pagesave”, i cili sjell ndryshime të rëndësishme në infrastrukturën e pagesave.

Strategjia kombëtare e pagesave me vlerë të vogël (bankingu i hapur) parashikon krijimin e një platforme kombëtare procesimi të kartave bankare, çka do të çojë në uljen e kostove të pagesave me kartë.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë shprehen se ngritja e një platforme të tillë do të sillte ulje domethënëse të kostove me të paktën 30 % për transaksionet kombëtare me kartë.

Ligji i ri i krijon mundësi individëve dhe biznesit të aksesojnë të gjitha llogaritë e tyre në banka të ndryshme, nëpërmjet një platforme të vetme si dhe të iniciojnë pagesa përmes një platforme të vetme. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeri tani, asnjë efekt anësor në vend nga AstraZeneca, Rama–Manastirliu ndjekin vaksinimin e mësuesve në Durrës: Presim rekomandimet e EMA dhe OBSH
Artikulli tjetërFOKUS – Mosvaksinimi kushton jetë