TIRANË, 16 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë vendi parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Reshje shiu dhe bore të izoluara me intensitet të ulët parashikohet përgjatë relieveve malore. Mjegull, mjegullinë do të ketë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut e vrullshme në bregdet kryesisht gjatë orëve të para të 24 orëshit e gjatë mëngjesit. Gjatë ditës era do të mbetet prezente mesatare e hera herës në bregdet e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/13 | re diell |
| Kukës | -1/8 | re diell |
| Lezhë | 7/12 | re diell |
| Dibër | -2/6 | re diell |
| Durrës | 7/14 | re diell |
| Tiranë | 6/14 | re diell |
| Elbasan | 4/13 | re diell |
| Berat | 2/14 | re diell |
| Vlorë | 6/14 | re diell |
| Korcë | -1/8 | re diell |
| Gjirokastër | 2/13 | re diell |
| Sarandë | 7/14 | re diell |






















