Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë 15 mars 2021

TIRANË, 15 mars/ ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se dita e hënë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet deri mesatar. Në verilindje- lindje në lartësitë mbi 500-600 metra, në jug-juglindje në lartësitë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet deri mesatar.

Era parashikohet të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi i forcës 5-6 ballë.   

Temperaturat parashikohen:                

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/13 Re shi
Kukës 3/9 Re shi bore
Lezhë 5/13 Re shi
Dibër 0/6 Re shi bore
Durrës 4/14 Re shi
Tiranë 6/15 Re shi
Elbasan 3/14 Re shi
Berat 4/17 Re shi
Vlorë 6/16 Re shi
Korcë -1/8 Re shi bore
Gjirokastër 4/14 Re shi
Sarandë 6/15 Re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Hetime për terrorizëm ndaj bashkëshortes së Assadit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/3/2021