TIRANË/ 15 mars/ ATSH/ Vaksinimi antikovid ka nisur edhe për mësuesit e bashkisë së Kolonjës, sikundër u deklarua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale se me mbërritjen e dozave të para të “AstraZeneca”-s, do të niste menjëherë vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve në vend.
Bashkia e Kolonjës duke ndarë lajmin e mirë solli edhe foto nga dita e parë e vaksinimit antikovid.
“Me shpresën dhe dëshirën se vaksinimi masiv do të vijë shumë shpejt në çdo grupmoshë dhe çdo grupim, e me sigurinë që do ia dalim të mundim të keqen”, shprehet bashkia e Kolonjës.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 24 887 doza të vaksinës. Janë vaksinuar 18 822 personel shëndetësor dhe staf mbështetës, si dhe 5065 të moshuar dhe arsimtarë.
/j.p/r.e/























