Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë 13 mars 2021

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Ditën e shtunë moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Në Alpe reshje bore. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore si dhe gjatë ditës në zonat me prani reshjesh shiu.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/s. Valëzimi i forcës 3-4 ballë.   

Temperaturat parashikohen:                

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/14 shi diell
Kukës 3/12 shi diell
Lezhë 4/15 shi diell
Dibër 2/10 shi diell
Durrës 8/18 shi diell
Tiranë 6/18 shi diell
Elbasan 6/17 shi diell
Berat 3/18 shi diell
Vlorë 7/18 Diell re
Korcë 0/12 Diell re
Gjirokastër 2/15 Diell re
Sarandë 7/18 Diell re
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGogu: PS ofron sot alternativën më të mirë për të ardhmen e vendit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/3/2021