Ballina Flash

Zelanda e Re heq të gjitha kufizimet antiConid-19 për Auckland

UELLINGTON, 12 mars /ATSH-DPA/ – Kufizimet e koronavirusit në qytetin më të madh të Zelandës së Re u hoqën.

Kryeministri Jacinda Ardern tha se” kufizimet e mbetura në Auckland do të lehtësohen”.

Qyteti, me një popullsi prej rreth 1,6 milionë banorë, u detyrua të mbyllë dyert pas një rasti të Covid-19 që u zbulua në komunitet më 27 shkurt.

Në atë kohë, zyrtarët shëndetësorë nuk ishin në gjendje ta lidhnin atë me ndonjë rast tjetër.

Ka një numër ngjarjesh të planifikuara në qytet gjatë fundjavës, duke përfshirë konkursin e jahteve të Kupës së Amerikave, një ndeshje regbie, festivali ”Auckland Pride” si dhe një festival artesh.

”Maskat e fytyrës do të jenë të detyrueshme në të gjithë transportin publik në të gjithë vendin”, tha Ardern.

Vendi ka 2,416 raste të Covid-19, me 85 raste aktive dhe gjithsej 26 vdekje. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoreja e Jugut miraton përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat mbi 65-vjeç
Artikulli tjetërSHBA – Biden: Do të bëjmë 100 milionë vaksina në 60 ditët e para të presidencës