Ballina Aktualitet

“Nxitje e turizmit dhe sipërmarrjes private”/ Prioritetet e Edona Bilalit, e para në listën e PS-së në Shkodër


TIRANË, 12 mars/ATSH-Maela Marini/ Shumëfishimi i kapaciteteve turistike dhe nxitja e të rinjve drejt sipërmarrjes private janë dy prej prioriteteve kryesore ku synon të fokusohet Edona Bilali, e para në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës për zgjedhjet e 25 prillit.

“Shkodra është dashuria ime. Në Shkodër një pejsë e madhe e shoqërisë ndihen të papërfaqësuar prandaj dhe unë vendosa të marr përsipër këtë sfidë për të bërë ndryshimin në Shkodër”, tha ajo.

Billai tha se, “Shkodra është ndër qytetet më të veçanta të gjithë Europës. Rrallë gjen që një qytet të ketë detin, malin, liqenin, lumin. Në vizionin tim është të transformohen dhe të dhjetëfishohen, njëqindfishohen kapacitetet me turistët vendas dhe të huaj. Në punën time jam marrë me thithjen e investimeve. Mendoj që këtu mund të bëjmë shumë më shumë për Shkodrën, ta kthejmë Shkodrën siç ka qenë dikur në një pozitë shumë të fuqishme strategjike ekonomikisht”.

Bilali tha se, “Shkodra mund të rikthehet duke qenë jo vetëm kryeqendra e veriut, por e gjithë Shqipërisë”.

“Kohët e fundit jam takuar me shumë të rinj që kanë nisur sipërmarrjet e tyre të vogla në Shkodër. Edhe për ta mund të bëhet më shumë, edhe ata duhen promovuar në mënyrë të tillë që të kenë sipërmarrje të suksesshme, të krijojnë vende të reja pune në Shkodër. Ata punojnë fort jo vetëm në kompani private, por edhe në administratë. Edhe këtu mund të jenë një zë akoma i fortë për të bërë për Shkodrën, duke hapur bizneset e tyre dhe duke vazhduar të fuqizojmë rolin tonë në qytet, në parlament dhe në gjithë Shqipërinë”, tha ajo.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkonomi me ambasadoren greke, Philippidou: Forcim i bashkëpunimit në fushën e bujqësisë
Artikulli tjetërBalla prezanton kandidatët Ajazi dhe Roshin në Gramsh: Vetëm me PS dhe Edi Ramën vazhdojmë rrugën drejt transformimit