Ballina Bota

TEHERAN – Irani gati për shkëmbimin e të gjithë të burgosurve me SHBA-në

TEHERAN, 9 mars /ATSH-AFP/ – Irani është i gatshëm për një shkëmbim të të gjithë të burgosurve me SHBA-në, deklaroi zëdhënësi i qeverisë së Teheranit Ali Rabiei në një konferencë shtypi duke argumentuar se kjo nuk ka ndodhur deri tani sepse SHBA-ja nuk ka qenë gati.

“Janë shumë iranianë në mbarë botën që janë burgosur me urdhër të SHBA-së”, shtoi ai.

“Ashtu si u shpreh dhe ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif, ne mund të negociojmë për të gjithë të burgosurit në të njëjtën kohë dhe të zgjidhim problemin një herë e përgjithmonë”, shtoi Rabiei, sipas të cilit Teherani pret tashmë të shikojë se sa serioze është administrata e re amerikane në rishikimin e politikave të qeverisë së mëparshme.

Më parë, Ministria e Jashtme e Republikës Islamike kishte konfirmuar kontaktet jo të drejtpërdrejta me Uashingtonin për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve nga ndërmjetësimi i ambasadës së Zvicrës në Teheran, që merret me interesat amerikane në Iran dhe nëpërmjet diplomacisë së disa vendeve të treta. / /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Një vit pandemi, Manastirliu: Ta çojmë deri në fund luftën, drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet
Artikulli tjetërMaskohen si të moshuara për t’u… vaksinuar!