Ballina Flash

Duma në Rrakull: Pas 25 prillit do ta dyfishojë ndihmën ekonomike

TIRANË, 9 mars /ATSH – I. Vata/ Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Kavajë dhe Rrogozhinë, Grida Duma, u ndalur sot në një tjetër familje në Rrakull.

Teksa ka treguar kushtet në të cilat jetonin, kryefamiljari Bashkim Sallaj u shpreh se prej gati një viti i kanë ndërprerë përkrahjen sociale, duke iu thënë se nuk i plotësojnë kushtet për ta përfituar atë.

Duma theksoi se Partia Demokratike pas 25 prillit do ta dyfishojë ndihmën ekonomike, teksa premtoi se do ta vizitojë sërish familjen për të parë ndryshimin.

“Jo vetëm do të merrni ndihmë ekonomike, por do ta dyfishojmë, minimalisht. Për këtë të siguroj unë. Pak a shumë 17 mijë lekë duhet të marrë kryefamiljari, zotëria, dhe ju duhet të merrni nga 15 mijë secili, ti dhe çuni, se kaq pjesëtarë jeni”, – tha ajo.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta vlerëson me dekoratën e lartë “Nderi i kombit” Mentor Xhemalin (pas vdekjes)
Artikulli tjetërPërkujtohet në ditën e lindjes aktori Llazi Serbo