Obama tashmë edhe… prezantues televiziv!

UASHINGTON, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ – Pas bashkëshortes Michelle, edhe ish-presidenti i SHBA, Barack Obama gjithashtu zyrtarisht ka startuar në botën e podcasting.

Obama në fakt do të bashkëprezantojë me Bruce Springsteen serialin ”Spotify ‘Renegades: Born in the Usa”.

”Renegades” do të trajtojë çështje të tilla si çështjet racore, politika, prindërimi dhe  martesa.

Seriali përbëhet nga tetë episode.

“Është një diskutim personal dhe i thellë midis dy miqve që eksplorojnë të kaluarën e tyre, besimet e tyre dhe vendin që ata e duan ashtu siç ishte, si është dhe si duhet të vazhdojë”, thuhet në një shënim nga ”Spotify”.

Obama dhe Springsteen janë miq prej një kohe të gjatë.

Ata u takuan për herë të parë gjatë fushatës presidenciale në 2008. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.