ROMË, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një proteinë mund të jetë në zemër të programeve të ardhshme të humbjes së peshës dhe mbipeshes, sipas një zbulimi të fundit të botuar në revistën “Nature Metabolism”.
Proteina në fjalë është Elf4e, ajo luan një rol në fillimin e sintezës së proteinave dhe gjendet në të gjitha qelizat e trupit.
Obeziteti zhvillohet kur një person konsumon më shumë energji, sesa shpenzon.
Me një dietë me shumë yndyrna, këto të fundit grumbullohen në organe të ndryshme, në ato që quhen “pikat e lipideve”.
Studiuesit vunë në dukje se aktiviteti i proteinës Elf4e është përgjegjëse për formimin e pikave të yndyrnave dhe pavarësisht dietës me shumë yndyrna, subjektet ishin më aktivë dhe energjikë.
Ata po zhvillojnë një ilaç, që është tani në një fazë eksperimentale dhe redukton nivelet e mbipeshes, grumbullimit të yndyrnave dhe sëmundjen e mëlçisë në subjektet që kanë një dietë ushqimore me shumë yndyrna./ /ervo/























