Ballina Bota

FRANKFURT – BQE: Të përshpejtohet plani i rimëkëmbjes

FRANKFURT, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ – Banka Qendrore Europiane shprehu sot shqetësimin për ngadalësinë me të cilën vendet po përparojnë në lidhje me fondin e rimëkëmbjes.

“Megjithëse krerët europianë kanë vendosur të sigurojnë paketën më të madhe të mbështetjes të financuar ndonjëherë nga buxheti i BE-së, përkatësisht Fondi i Rimëkëmbjes, përparimi në zbatim është i ngadaltë dhe sfidues”, vuri në dukje BQE.

“Plani “Gjenerata e Ardhshme i BE-së” duhet të bëhet operacional pa vonesë”, shtoi institucioni europian.

BQE i nxiti vendet anëtare të përshpejtojnë procesin e ratifikimit dhe të përfundojnë menjëherë planet vetjake të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë.

Sipas saj, fondet e rimëkëmbjes duhet të përdoren për shpenzime publike produktive dhe të shoqëruara nga politika strukturore në favor të produktivitetit, sepse e gjithë kjo do të lejojë që programi i Gjeneratës së Ardhshme të BE-së të kontribuojë në një rimëkëmbje më të shpejtë, më të fortë dhe më homogjene, duke rritur qëndrueshmërinë ekonomike dhe potencialin e vendeve anëtare./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e SHBA-së dhuron 210 mijë maska dhe 26 mijë doreza për KLGJ
Artikulli tjetërInvestigimi/ Balla: Berisha privatizoi kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri, Jamarbër Malltezi