Ballina Flash

Bezos sërish më i pasuri në botë

SAN FRANCISKO, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ – Jeff Bezos merr sërish titullin e personit më të pasur në botë, duke i dhënë fund mbretërimit gjashtëjavor të Elon Musk.

Kjo është ajo që del nga Indeksi i Miliarderëve “Bloomberg”, sipas të cilit Bezos, themeluesi i “Amazon”, tani vlen 191 miliardë dollarë, krahasuar me 190 miliardët e Musk.

Kreu i Tesla-s humbi terren ditët e fundit me rënien e aksioneve të gjigantit të makinave elektrike./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Të besoj”/ UNICEF fillon në Fier fushatën kombëtare kundër abuzimit ndaj fëmijëve
Artikulli tjetërAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 19 fluturime të konfirmuara për të premten