Ballina Flash

Kryemadhi në Ersekë: Shpopullimit duhet t’i japim fund

TIRANË, 14 shkurt /ATSH – I. Vata/ Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me gratë në Ersekë .

Në bashkëbisedim me gratë, Kryemadhi tha se Kolonja është rrudhur për shkak të largimit dhe të shpopullimit të madh të të gjithë zonës, në mendjen tonë prapë ngelet si një nga pikat më të rëndësishme të vendit.

“Teksa po vinim rrugës për këtu në Ersekë, e ndërsa kishim problemin sa të kalonim këto pjesët e vështira të rrugës, sepse kishte stuhi dëbore, po diskutonim dhe lindi pyetja se si është e mundur që ky Kryeministri, ditët që janë me diell, e kemi nga 7 orë ne televizion si një show-man, sikur të jetë ‘Domenica In’, që shikonim në kohët tona, e që dilnin në orën 10 të paradites dhe mbaronin në orën 7 të pasdites, ndërsa kur ka përmbytje, kur ka stuhi dëbore, kur ka rrugë të bllokuara, kur ka pandemi, ky njeri nuk del, ky njeri nuk flet. Përkundrazi, zhduket”, tha ajo.

“Në qoftë se ne nuk kemi një qeveri që iu gjendet pranë njerëzve, nëse ne nuk kemi një kryeministër, një drejtues që u gjendet pranë njerëzve, mban fjalën dhe premtimet, atëherë për çfarë na duhet më? Ky duhet ti japë fund teatrit të tij, që për mua tashmë është bërë de mode. Ne na duhet të komunikojmë dhe të jemi në kontakt me të gjithë njerëzit tanë, pasi një nga problemet tona kryesore është shkëputja. Shkëputja e politikës nga njerëzit, shkëputja e politikës nga gratë dhe vajzat, nga të rinjtë dhe të rejat. Prandaj, edhe shpërngulja e fëmijëve tanë është çdo ditë e më shumë edhe më prezentë”, tha ajo.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZhupa takim me pensionistët: Pensioni do të rritet të paktën 5% çdo vit
Artikulli tjetërCOVID-19 – Gjermania mbyll kufijtë pavarësisht kritikave të BE-së