Ballina Flash

Ndahen stemat e FIFA-s për 2021

TIRANË, 3 shkurt/ATSH- A. Fortuzi/ Ndahen stemat e FIFA-s për gjyqtarët shqiptarë të futbollit, femra dhe meshkuj, për vitin 2021.

Në ceremoninë e organizuar sot nga Shoqata e Arbitrave dhe Komiteti i Arbitrimit morën pjesë Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, specialisti i gjykimit, Bujar Pregja si dhe shefi i sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci.

Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Kastrati kërkoi nga gjyqtarët punë sa më profesionale. Nga 13 gjyqtarët që u pajisën me stemën e FIFA-s për vitin 2021, vijojnë të jenë edhe tre femra, Emanuela Rusta si gjyqtare kryesore dhe Koleta Prenga e Erinda Kume si asistente.

Për herë të parë me stemën e FIFA-s është pajisur gjyqtari i Futsallit, Arlind Subashi.

Gjyqtarë kryesorë:
1.Enea Jorgji
2.Eldorian Hamiti
3.Juxhin Xhaja
4.Emanuela Rusta

Asistentët:
1. Denis Rexha
2. Ridigers Ccokaj
3. Nertil Bregasi
4. Dojando Myftari
5. Ilir Tartari
6. Redi Avdo
7. Koleta Prenga
8. Erinda Kume

Gjyqtar i Futsallit
1. Arlind Subashi

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKombëtarja shqiptare miqësore me Uellsin më 5 qershor
Artikulli tjetërBRUKSEL – Gove kërkesë BE-së për zgjatjen e periudhave të tranzicionit postBrexit për Irlandën e Veriut