Ballina Flash

Finiq/ Ekip ekspertësh për restaurimin e menjëhershëm të urës së dëmtuar nga reshjet 

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Në bashkinë e Finiqit, në jug të vendit, ekspertët nga institucionet e linjës po ndërmarrin kryerjen e studimit teknik dhe restaurimin e menjëhershëm të urës që lidh zonën e Bistricës dhe Velahovës me dhjetëra fshatra të pellgut të Livadhjasë, e cila u dëmtua pak ditë më parë nga reshjet e shirave të dendur që përfshinë vendin tonë.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj po ndjek nga afër situatën e krijuar në Bashkinë e Finiqit.

Ai u shpreh se së shpejti do të mbërrijë një ekip edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vlerësimin e situatës dhe ndërhyrjen e riparimin e urës së dëmtuar.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpresat/ Trajneri Bushi për shortin e EURO 2023: Do provojmë kualifikimin
Artikulli tjetërKosovë/ 195 të shëruar dhe 316 raste me COVID-19