Ballina Bota

GJERMANI – Spahn: Të mos abuzohet mbi efikasitetin e vaksinës AstraZeneca

BERLIN, 26 janar /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn nuk pranoi të komentonte mbi raportet se vaksina e koronavirusit të AstraZeneca është vetëm 8% efektive midis njerëzve të moshës 65 vjeç e lart.

“Po mendoj për tituj spekulues të medias”, i tha Spahn transmetuesit publik ZDF , duke shtuar se një vendim do të merret javën e ardhshme se “cilat grupmosha do të vaksinohen me këtë vaksinë së pari” pasi të jenë analizuar të dhënat shkencore.

Një raport nga gazeta e biznesit ”Handelsblatt” citon burime të qeverisë federale të cilët thonë se efektiviteti i vaksinës AstraZeneca midis njerëzve mbi moshën 65 vjeç është 8%.

Një zëdhënës i AstraZeneca mohoi lajmin të martën, duke thënë se pretendimi ishte “plotësisht i gabuar”.

Vaksina pritet të marrë miratimin e BE të premten. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon pamje nga kantieri i rindërtimit në Laç: Po kryhet transplanti i zemrës së qytetit
Artikulli tjetërSituata nga reshjet në Dibër/ Prefekti Shehu për ATSH: Rrugët nacionale të kalueshme