Lasmitidan ilaçi ri për trajtimin e migrenës

BERLIN/MADRID, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Një kërkimi i ri shkencor ka konfirmuar efektet pozitive të një trajtimi të ri të migrenës, sipas studiuesve nga ”Charité Universitätsmedizin” i Berlinit dhe Universitetit të ”Navarra” e cila u botua në revistën shkencore ”Thevances Advances”.

Lasmitidan është ilaçi i parë i autorizuar nga FDA, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (autoriteti rregullator i Shteteve të Bashkuara të Amerikës) për trajtimin akut të sëmundjes.

Dy studime treguan një ndryshim të rëndësishëm nga placebo në përqindjen e pacientëve që nuk kishin dhimbje koke brenda dy orësh.

Studimet theksuan se kjo aftësi e lasmiditanit u konfirmua, duke vërejtur gjithashtu se si arrin të heqë simptoma më të bezdisshme se migrena si fotofobia, ndjeshmërine e syve ndaj dritës.

Për studiuesit, lasmiditan është një terapi akute premtuese kundër migrenës, veçanërisht për pacientët me faktorë të rrezikut kardiovaskular.

Për studiuesit gjermanë dhe spanjollë, ilaçi duket të jetë një mundësi e re terapeutike për pacientët me kundërindikacione për përdorimin e triptaneve dhe për këtë arsye mund të zgjerojë arsenalin e terapive akute antimigrenë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.