Ballina Flash

NASA: Dështon prova e motorit të raketës gjigante SLS

UASHINGTON, 17 janar /ATSH-AFP/ – NASA kreu një provë ndezjeje në motorët e raketës së saj gjigante SLS, por ajo dështoi më herët sesa pritej, tha agjencia amerikane e hapësirës.

”Kjo provë u zhvillua në qendrën e provës Stennis në Misisipi dhe do të zgjaste pak më shumë se tetë minuta, koha që duhet për të ndezur motorët në fluturim, por ato u fikën pas pak më shumë se një minutë”, tha NASA.

“Ekipet po studiojnë të dhënat për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi këtë mbyllje të parakohshme dhe ata do të vendosin se çfarë veprimi do të ndërmarrin”, shtoi ajo.

Raketa SLS (Space Launch System) është një lëshues i fuqishëm që synon të mbajë anijen ”Orion”, si pjesë e programit ”Artemis” përsëri në Hënë.

”Megjithëse u ndërpre, prova e motorëve RS-25 dha informacion të vlefshëm për misionet e ardhshme”, tha NASA.

“Testi ishte një hap i rëndësishëm për të siguruar që faza kryesore e raketës SLS të jetë gati për misionin ‘Artemis 1’ dhe për të transportuar një ekuipazh në misionet e ardhshme”, tha administratori i NASA-s. Jim Bridenstine./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak100-vjetori i kongresit të Bektashinjve/Meta: Nderojmë sot përpjekjet e heronjve dhe klerikëve që vuajtën nga regjimi
Artikulli tjetërUshtarët zviceranë po përballojnë Covid-19 duke shërbyer në… shtëpi!