TIRANË, 12 janar/ATSH/ Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Intervalet e kthjellimeve do të jenë kryesisht në pjesën perëndimore të vendit.
Reshjet e shiut parashikohen në intensitet të ulët e lokalisht mesatar në orët e para të mëngjesit. Gjatë ditës shi i dobët lokal. Në zonat malore borë e dobët. Mjegull e dendur gati gjatë gjithë ditës në lugina. Ngrica në pjesën veriore dhe verilinore të vendit që prej orëve të mëngjest e gradualisht ngricat deri në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë zonat malore.
Era me drejtim veriperëndim- perëndim mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 3 dhe 4 më e theksuar në orët e mbrëmjes.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/14 | re shi diell |
| Kukës | -1/5 | re shi borë |
| Lezhë | 4/10 | re shi diell |
| Dibër | -1/5 | re shi borë |
| Durrës | 8/16 | re shi diell |
| Tiranë | 6/15 | re shi diell |
| Elbasan | 5/14 | re shi diell |
| Berat | 7/16 | re shi diell |
| Vlorë | 8/16 | re shi diell |
| Korcë | 3/10 | re shi borë |
| Gjirokastër | 8/15 | re shi diell |
| Sarandë | 6/16 | re shi diell |





















