Ballina Flash

FUTBOLL – Dybala jashtë fushe për disa javë

TORINO, 12 janar /ATSH-AA/ – Sulmuesi i skuadrës italiane të futbollit Juventus, Paulo Dybala, do të jetë jashtë fushe “për disa javë” për shkak të një dëmtimi në gju, njoftoi klubi juventin.

Dybala u lëndua gjatë ndeshjes kundër Sassuolo-s të dielën, të cilën Juventus e fitoi me rezultatin 3-1.

Sipas mediave italiane, lojtari argjentinas pritet të mungojë në ndeshjen e Coppa Italia-s (Kupa e Italisë) kundër Genoa-s, një ndeshje kampionati kundër Inter Milan-it dhe Supercoppa Italiana (Super Kupa Italiane) kundër Napolit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkulli dëmton fiderin që furnizon disa fshatra në Kukës/ OSHEE: Po punohet intensivisht për rikthimin e energjisë
Artikulli tjetërBankat rritën fitimet në 14.35 miliardë lekë gjatë 11-mujorit 2020