Ballina Flash

ABBA-t në… Sanremo?

ROMË, 10 janar /ATSH-ANSA/ – Ngjitja në skenën e Ariston për festivalin e Sanremos e grupit të njohur suedez të muzikës pop, ABBA, mund të ketë shumë të ngjarë.

Kjo është një nga lëvizjet që Amadeus po përpiqet të bëjë për festivalin e ardhshëm Sanremo, i planifikuar nga 2 deri më 6 mars.

Kjo çështje u diskutua në programin Radio2 “Sanremo di Sabato”, i drejtuar nga Monica Marangoni.

Pas “Ricchi e Poveri”, i konsideruar si ABBA italian, mund të jetë radha e kuartetit të famshëm suedez, që me hite si “Mamma mia” dhe “Waterloo”, ka shitur 400 milionë disqe në të gjithë botën./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 18 fluturime të konfirmuara për të hënën
Artikulli tjetërTransformimi i portit të Durrësit në një port turistik/ Do të jetë një nga marinat më të mëdha në Adriatik