TIRANË, 9 janar/ATSH- A. Fortuzi/- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar numrat e përgjegjësve të emergjencave civile për çdo qark.
“Për çdo rast nevoje në këtë situatë, mund të kontaktoni me personin përgjegjës për emergjencat civile në qarkun tuaj”,- shprehet Peleshi.
Qytetarët mund të kontaktojnë me emergjencat civile në çdo qark për problematikat që mund të hasin gjatë këtyre ditëve për shkak të reshjeve të dendura që prej disa ditësh janë prezente në vendin tonë.
Shtabi i Emergjencave do të vazhdojnë të jenë në terren 24 orë në shërbim të qytetarëve si dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat emergjente por edhe për t’ju përgjigjur menjëherë çdo banori që mund të ketë probleme nga kjo situatë. /a.a/













