TIRANË, 9 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë në vend do të ketë sërish mot të vranët, por prej mëngjesit deri në mesditë do ketë intervale kthjellimi. Reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin që prej orëve të para të mëngjesit.
Reshjet do të ndërpriten nga mëngjesi deri në mesditë për t’u rikthyer sërish. Intensiteti i tyre do jetë i ulët deri mesatar. Në Alpe dhe në majat e maleve në verilindje do ketë reshje bore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim e lehtë e hera herës mesatare në bregdet shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/12 | re shi diell |
| Kukës | 2/5 | re shi diell |
| Lezhë | 9/16 | re shi diell |
| Dibër | 1/5 | re shi borë |
| Durrës | 9/16 | re shi diell |
| Tiranë | 10/17 | re shi diell |
| Elbasan | 9/15 | re shi diell |
| Berat | 10/16 | re shi diell |
| Vlorë | 13/17 | re shi diell |
| Korcë | 7/10 | re shi diell |
| Gjirokastër | 10/15 | re shi diell |
| Sarandë | 11/16 | re shi diell |





















