Ballina Bota

BM – Gjykata refuzon ekstradimin e Assange drejt SHBA

LONDËR, 4 janar /ATSH-DPA/ – Një gjykatës britanik ka vendosur që themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange nuk duhet të ekstradohet drejt SHBA për t’u përballur me akuzat për spiunazh.

Gjykatësja Vanessa Baraitser dha vendimin në gjykatën ”Old Bailey” të Londrës duke deklaruar se ajo ishte e shqetësuar për shëndetin e 49-vjeçarit, ndërsa ai është i burgosur në një burg në Londrën Juglindore, HMP Belmarsh.

“Përballë kushteve të izolimit pothuajse total pa faktorë mbrojtës të cilët kufizuan rrezikun e tij në HMP Belmarsh, unë jam e kënaqur që procedurat e përshkruara nga SHBA nuk do ta ndalojnë Assange të gjejë një mënyrë për të kryer vetëvrasje dhe për këtë arsye unë kam vendosur se ekstradimi do të ishte shtypës për shkak të dëmtimit mendor dhe unë urdhëroj refuzimin e tij”, i tha Baraitser gjykatës./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMerr formë Lungomare 2 në Vlorë/ 1 kilometër plazh i kombinuar me standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje
Artikulli tjetërGjermania ul emetimet e gazrave serrë falë pandemisë