Ballina Flash

Fitore historike e argjentinaseve

BUENOS AIRES, 30 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Senati argjentinas miratoi ligjin e abortit me 38 vota pro dhe 29 kundër.

Ky u cilësua një vendim historik, i cili e vendos vendin ndër të paktët në Amerikën e Jugut ku aborti është i ligjshëm.

Votimi mbi dispozitën, tashmë i aprovuar nga Dhoma e Deputetëve, u zhvillua pas një debati që zgjati mbi 12 orë gjatë të cilit disa senatorë të pasigurt vendosën të mbështesnin propozimin e qeverisë./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Rekord i ri fatalitetesh në Gjermani, presion mbi spitalet
Artikulli tjetërAplikantët përfitues të IPARD II/ AZHBR financon paraprakisht 10% të grantit, para nisjes së projektit