PARIS, 28 dhjetor /ATSH-ANSA/ – EBS (Burim jashtëzakonisht i shkëlqyer) është emri i makinerisë së re për eksplorimin e lëndës, që është vënë në veprim në qendrën europiane të dritës sinkrotron ESRF në Grenoble.
“Rrezet X na lejojnë të studiojmë lëndën me rezolucion atomik, me mundësinë e kalimit nga një atom i vetëm në një objekt të madh dhe në një mënyrë jo invazive”, shpjegoi menaxheri i përgjithshëm i qendrës së Grenoble-it, Francesco Sette.
“Prandaj makina EBS është e ardhmja e sinkrotronëve”, shtoi ai.
Sipas Sette, kjo makineri e re u hap rrugën mundësive të reja për të parë brenda lëndës dhe për të vëzhguar gjëra që nuk i kemi parë kurrë, të tilla si strukturën e organeve, nga arkitektura e neuroneve te efektet e COVID-19 në mushkëri./ /ervo/






















