Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel 27 dhjetor 2020

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e diel moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.Në lartësitë mbi 300 metër në verilindje dhe mbi 700 metër në juglindje do ketë reshje dëbore.

Në Alpe do ketë stuhi bore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare do jetë hera -herës e vrullshme deri në 15-18m/sek.

 

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/9 Re shi
Kukës 2/5 Re shi/bore
Lezhë 7/11 Re shi
Dibër 2/8 Re shi/bore
Durrës 6/13 Re shi
Tiranë 7/13 Re shi
Elbasan 4/11 Re shi
Berat 4/14 Re shi
Vlorë 9/14 Re shi
Korcë 0/7 Re shi/bore
Gjirokastër 5/10 Re shi
Sarandë 9/14 Re shi

 

                  

                                     

                                            

                 

           

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Trafiku ajror 2020 shënon rënie me -75%
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/12/2020