Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë 26 dhjetor 2020

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë.

Parashikohen vranësira shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshëm me intensitet të ulët deri mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare bregdetare dhe zonën e veriperëndimit reshjet në kohë afatshkurtër me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër do ketë reshje të dendura dëbore.

Era do të fryjë me drejtim jug – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonën e veriperëndimit do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/sek.

 

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/11 Re shi
Kukës 7/10 Re shi/bore
Lezhë 9/14 Re shi
Dibër 7/10 Re shi/bore
Durrës 10/16 Re shi
Tiranë 12/16 Re shi
Elbasan 9/14 Re shi
Berat 8/14 Re shi
Vlorë 10/17 Re shi
Korcë 7/10 Re shi
Gjirokastër 10/14 Re shi
Sarandë 10/16 Re shi

 

                  

                                     

                                            

                 

           

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLOS ANXHELES – Shitet për 22 milionë dollarë rezidenca “Neverland” e Michael Jackson-it
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/12/2020