Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 25 dhjetor 2020

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Do ketë reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veri të vendit me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët deri në orët e mbrëmjes. Në mbrëmje reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar edhe në zonën qendrore të vendit,  pjesën tjetër përsëri do të vijojnë me reshje me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare do të fitoj shpejtësi deri në 18m/sek.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/15 Re shi
Kukës 7/12 Re shi
Lezhë 9/15 Re diell shi
Dibër 5/11 Re shi
Durrës 11/18 Re diell shi
Tiranë 11/18 Re diell shi
Elbasan 11/18 Re diell shi
Berat 8/19 Re diell shi
Vlorë 10/19 Re diell shi
Korcë 6/12 Re diell shi
Gjirokastër 5/16 Re diell shi
Sarandë 12/19 Re diell shi

 

                  

                                     

                                            

                 

           

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRaportet në politikë/ Rama: Meta njeri i dyzuar, Basha nuk është lider i mungon karakteri
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/12/2020