Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte 24 dhjetor 2020

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e enjte parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në zonën veriore që në orët e para të mëngjesit, në pjesën e dytë të ditës reshje shiu me intensitet të ulët në qendër dhe në bregdetin jugperëndimor.

Përgjatë luginave dhe zonat malore do ketë prezencë të mjegullës së dendur, e mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-10m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/15 RE shi
Kukës 3/8 Re diell
Lezhë 5/14 Re shi
Dibër 2/10 Re diell
Durrës 9/18 Re shi
Tiranë 10/17 Re shi
Elbasan 9/17 Re diell
Berat 9/19 Re diell
Vlorë 8/19 Re shi
Korcë 3/13 Re diell
Gjirokastër 7/18 Re diell
Sarandë 9/19 Re diell

 

                  

                                     

                                            

                  

           

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotogaleri/ Prag festash në qytetin bregdetar të Vlorës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/12/2020