PARIS, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ – Britania e madhe dhe Bashkimi europian arritën sot marrëveshjen e shumëpritur postBrexit.
Ja se cilat janë fazat kryesore të marrëdhënieve të vështira midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.
Integrimi europian
9 gusht 1961 – Kërkesa e parë e BM-së për anëtarësim në Komunitetin Ekonomik Europian (KEE), paraardhësi i BE-së, e dorëzuar nga kryeministri konservator, Harold Macmillan.
14 janar 1963 – Vetoja e parë nga gjeneral Charles de Gaulle për hyrjen e BM-së, e ndjekur nga një e dytë më 27 nëntor 1967.
1 janar 1973 – BM integrohet në KEE në të njëjtën kohë me Irlandën dhe Danimarkën.
5 qershor 1975 – Në një referendum për mbajtjen e vendit të tyre në KEE, britanikët votojnë “po” me më shumë se 67%.
Kthesa Thatcher
30 nëntor 1979 – Kryeministrja konservatore, Margaret Thatcher kërkon një reduktim të pjesëmarrjes britanike në buxhetin europian, përmes shprehjes së famshme “Unë dua të më kthehen paratë e mua”. E merr atë në vitin 1984. Në 1988, ajo do të kundërshtojë çdo zhvillim federal në ndërtimin europian.
Klauzola e përjashtimit
7 shkurt 1992 – Nënshkrimi i Traktatit të Mastrihtit, akti i dytë themelor i ndërtimit europian pas Traktatit të Romës të vitit 1957. Mbretëria e Bashkuar përfiton nga një klauzolë përjashtimi (“opt-out”) duke e lejuar atë të mos bashkohet me monedhën e vetme.
23 korrik 1993 – Kryeministri konservator, John Major heq ratifikimin e Traktatit të Mastrihtit nga Parlamenti, pas kërcënimit me dorëheqje.
Fitorja e “lejes”
23 qershor 2016 – Në një referendum të organizuar pas fitores së Konservatorëve në zgjedhjet legjislative 2015, britanikët votojnë me 51,9% për largimin e BM nga BE.
Kryeministri konservator David Cameron, një mbështetës i qëndrimit në Bllok, jep dorëheqjen.
29 Mars 2017 – Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk merr letër nga kryeministrja britanike, Theresa May duke aktivizuar Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës: nis zyrtarisht procesi i Brexit.
Ai përfundon në teori më 29 mars 2019.
22 nëntor 2018 – BE dhe BM arrijnë marrëveshje të përkohshme për marrëdhëniet postBrexit, një javë pasi ranë dakord për “Traktatin e Tërheqjes”.
Bllokimi në Londër
15 janar 2019 – Deputetët britanikë votojnë kundër marrëveshjes për Brexit-in, e para në një seri prej tre refuzimesh. Në mars, pastaj në prill, BE pranon të shtyjë Brexit. Afati i fundit vendoset për më 31 tetor.
24 korrik 2019 – Konservatori Boris Johnson, mbështetës i një “Brexit më 31 tetor me ose pa marrëveshje”, zëvendëson Theresa May, e cila ka dhënë dorëheqjen.
Marrëveshje e re dhe shtyrja e tretë
17 tetor – Boris Johnson dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje të re.
Por deputetët britanikë shtyjnë votën e tyre për ligjin që organizon daljen nga BE, duke e detyruar kreun e qeverisë të kërkojë nga Brukseli një shtyrje të mëtejshme të Brexit, këtë herë të caktuar për 31 janar 2020..
31 janar 2020 – Brexit hyn në fuqi në 23:00 pasdite (me kohën e Londrës dhe GMT).
24 dhjetor 2020 – Pas zgjatjes së vazhdueshme të negociatave, kryeministri Boris Johnson dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftuan një kompromis, vetëm një javë nga përfundimi i periudhës së tranzicionit./ /ervo/




















