Ballina Flash

William dhe Kate shkelin rregulloren britanike antiCOVID-19

LONDËR, 22 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një përshtypje e keqe për Princin William dhe gruan e tij, Kate, të fotografuar nga media duke shkelur një nga rregullat themelore të parandalimit të urgjencës së COVID-19, të vendosura nga qeveria britanike.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, me fëmijët e tyre George, Charlotte dhe Louis, u gozhduan në një foto të botuar sot nga “Daily Mail”, që i tregon ata duke shëtitur në mbrëmje në pronën mbretërore të Sandringham, Norfolk, së bashku me familjen e fëmijës së katërt të mbretëreshës, Edward, Kont i Wessex, e përbërë nga vetë princi, gruaja e tij Sophie dhe fëmijët e tyre, pra gjithsej nëntë persona.

Shkelja ndezi një sërë polemikash në një kohë kur qeveria ka vënë një kufi maksimal prej gjashtë personash të lejuar në kontekstin e kontakteve shoqërore, përfshirë këtu edhe në mjediset e jashtme./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFamilja e Ymer Alushit në Prush do festojë Vitin e Ri në shtëpinë e re/ Veliaj: Brenda vitit edhe 150 të tjera
Artikulli tjetërTaktika elektorale e 25 prillit/ Mediu: Vendosim brenda 10 ditësh, PR jo punonjëse me mëditje për PD-në