Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë 9 dhjetor 2020

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e mërkurë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e deri të lartë në Jugperëndim të vendit. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 600 metra do ketë reshje bore, ndërsa në juglindje në lartësinë mbi 900 metra.

Do ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina në orët e mëngjesit dhe ngrica në ekstremet malore.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do jetë e fortë përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5 dhe 6.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/12 re shi rrufe
Kukës 7/9 re shi bore
Lezhë 11/13 re shi rrufe
Dibër 5/7 re shi bore
Durrës 10/14 re shi  rrufe
Tiranë 12/16 re shi rrufe
Elbasan 9/13 re shi
Berat 8/14 re shi
Vlorë 9/14 re shi rrufe
Korcë 5/7 re shi bore
Gjirokastër 5/8 re shi
Sarandë 9/14 re shi rrufe
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Kam dhënë gjithmonë zgjidhje politike për integrimin, Shqipëria nuk është vonuar prej meje
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/12/2020