Ballina Flash

Lartësia e re e Everestit është 8 849 metra

KATMANDU, 8 dhjetor /ATSH-DPA/ – Lartësia e matur rishtas e malit Everest është 8 848,86 metra, zbuloi të martën ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, në një njoftim të përbashkët me Nepalin.

Lartësia e re e dakorduar bazohet në matjet e kryera nga Nepali dhe Kina.

Nepali kishte dërguar një ekip studiuesish në majat e majës në maj 2019, ndërsa Kina dërgoi një ekip në fillim të këtij viti.

Ishte hera e parë që Nepali kishte kryer në mënyrë të pavarur matje të tilla.

Shifra e re pritet t’i japë fund polemikave rreth lartësisë së saktë të pikës më të lartë në botë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEurodeputetët thirrje KE-së: Shqipëria e meriton të ecë përpara drejt anëtarësimit në BE
Artikulli tjetër“Korbat fluturojnë me shpresën që të ndodhë gjëma”/ Kapisyzi: Optimizmi do na japë forcë për të flakur tej panikun vrastar