Ballina Flash

“Opel Astra” tani është edhe më Hi-Tech

ROMË, 6 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Njëmbëdhjetë breza, mbi një milion klientë në të gjithë Europën në më pak se 30 vjet, një sukses i paparë që nga viti 1991, i kanë mundësuar “Astra”-s të fitojë një vend në Olimpin e makinave të segmentit C, duke u bërë në gamën Opel makina e dytë më e shitur pas makinës së qytetit “Corsa”.

“Astra K”, një shkronjë e përzgjedhur jo rastësisht, kujton emrin e pararendësit “Kadett”, prej të cilit ajo ka zënë vendin në rangun Russelsheim që nga vitet ’90.

Dizajni dallohet nga një pjesë ballore krejtësisht e re, që nënvizon përkatësinë në familjen e markës gjermane, e cila ka qenë nën kujdesin e grupit “Psa” për më shumë se një vit.

Me 200 kilogramë më pak se në të kaluarën, me një kabinë më të gjerë dhe të rehatshme, “Astra” e re është më efikasja deri më tani përsa i përket emetimeve të dyoksidit të karbonit, të reduktuara deri në 21%, e krahasuar me modelin e mëparshëm./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIlaçi më i shtrenjtë në botë i shpëton jetën foshnjës 6-muajshe
Artikulli tjetërRimbursimi i medikamenteve për personat me COVID/ Procedurat që ndiqen