Ballina Flash

Kush e ruan bagëtinë kur bariun e zë Covid-19?

SIÇILI, 16 nëntor /ATSH/ – Do më gjeni midis deleve, qengjave dhe dhive sepse Antonio, bariu, më telefonoi i dëshpëruar për to. Ai sapo ka mësuar se është infektuar me të gjithë familjen e tij dhe nuk gjen askënd që të kujdeset për kopenë e tij. Unë menjëherë vrapova për tek delet, shkroi në profilin e tij Facebook Gaspare Giacalone, kryetari i bashkisë së Petrosino, në zonën e Trapanit në Siçili, shkruhet ne faqen e internetit huffingtonpost.it.

Kryebashkiaku, nuk e mendoi dy herë.

Në Facebook ai flet për zgjedhjen e tij, duke postuar një foto që e përjetëson atë me një qengj në krahë.

“Bariu qëndroi në shtëpi, ndërsa unë përpiqem t’i jap pak rehati dhe një dorë për të gjetur një zgjidhje me telefon. Antonio e do punën e tij, është marrë me blegtori gjithë jetën e tij dhe këto krijesa nuk mund të braktisen”, deklaroi kryetari i bashkisë.

”Kurrë nuk kam menduar se të jesh kryetar bashkie ishte e gjitha nder dhe lavdi. Kudo  ka punë dhe sakrifica. Jam aty ku ka vuajtje dhe nevojë, kështu që ndjehem pak më shumë kryetar bashkie”, shtoi Gaspare Giacalone. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 17 fluturimet e konfirmuara për sot
Artikulli tjetërAUSTRALI – Pas disa muajsh pa Covid-19, rriten sërish rastet në jug të vendit